Ivan Rakitic ka akuzuar Anglinë se nënçmoi Kroacinë në duelin e tyre në gjysmëfinalen e Kampionatit botëror 2018. Mesfushori ka thënë se Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen, derisa në fund u mposhtën nga Kroacia me rezultat 2:1. “Duhet të jeni më korrekt. Anglia mendoi se e kishte të sigurt finalen”, deklaroi Rakitic, përcjell “lajmi.net”. “Sa i përket finales, Franca ka një ekip shumë të fortë. Duhet të zhvillojmë lojën më të mirë të mundshme. Finalja e Botërorit është një ndeshej perfektë. Nëse jemi në finale, është pse duhet ta fitojmë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/