Kombëtarja e Kroacisë pati një kampanjë të suksesshme duke arritur deri në finale në Rusi, por u mund 4:2 nga Franca. Ylli i Barcelonës pas ndeshjes, ka thënë se Franca e ka merituar Kupën e Botës. “Ne ishim ekip më i mirë në pjesën e parë, ishim sulmues, por sonte nuk e kishim fatin”, ka deklaruar Rakitic. “Ata shënuan katër gola nga tre goditje në portë, Më duhet të përgëzoj Francën, e merituan titullin e botës”./Lajmi.net/