Ferizaj

Raka tregon pse në Kosovë po infektohen me koronavirus edhe të vaksinuarit

By FerizajPress

August 18, 2021

Lul Raka, mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka shpjeguar rastet kur me Covid-19 po infektohen edhe personat e vaksinuar. Raka thotë se duhet kaluar të paktën 15 ditë nga dy dozat e vaksinës që të fitohen antitrupat kundër Covid-19.

“Pjesë më e madhe e njerëzve që preken dhe sëmuren përkundër vaksinimit mirëpo duhet me sqaruar, pasi e merr dozën e parë, duhet me kaluar 15 ditë për me u krijuar antitrupat për me të mbrojt. Veç një dozë nuk mjafton, doza e parë të mbron 35 për qind. Kur e marrim dozën e dytë, duhet me pritë edhe dy javë dhe tek pas 2 javësh të dozës së dytë konsiderohesh se je i vaksinim plotësisht’, tha Raka në emisionin “Frontal” në T7.

“Por te ne ka ndodh, e ka marrë vaksinën, qoftë dozën e parë, qoftë dozën e dytë sot, të nesërmen ka shkuar në dasma, ose ka shkuar në klub. Nuk janë krijuar antitrupat e mjaftueshëm. Kjo është sidomos këshillë për njerëzit që tash ja kanë mësy vaksinimit. Nëse e merr sot vaksinën dhe nuk i ndal nejat atëherë je i rrezikuar”, shpjegoi mikrobiologu.