Lajme

Rahoveci vlerëson dëmet që shkaktoi breshëri i 12 shtatorit

By FerizajPress

September 14, 2016

Ky komision ka për detyrë që të dalë në teren , të bëjë ekzaminimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore shiu dhe breshëri në Komunën e Rahovecit.

Komisioni ka për detyrë që pas nënshkrimit të dalë në teren dhe vlerësimet ti bëjë në mënyrë profesionale, të drejtë dhe të hartoj raport me shkrim.

Komisioni i formuar ka këtë përbërje: Nysret Shala , kryesues nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Hamit  Makshana anëtar nga Shoqata e Vreshtarëve, Sylejman Bala anëtar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. /Lajmi.net