Lajme

Radikalët festojnë në Kosovë për lirimin e Sheshelit (VIDEO)

By FerizajPress

April 01, 2016

Përkrahës të Partisë Radikale Serbe në veri të Kosovës kanë festuar dje për lirimin e Vojislav Sheshelit nga Gjykata e Hagës.

Me ta marrë lajmin për lirimin e liderit të tyre, ata kanë dalë në rrugët kryesore të veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit me flamuj të Serbisë dhe partisë së Sheshelit , raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.

Festa e mbështetësve të tij ka zgjatur më shumë se një orë , ndërkaq një numër i vogël i tyre kremtoi deri në orët e vonshme të mbrëmjes, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.