Ferizaj

Qyteti i Ferizajt bëhet me udhëzues dhe uebfaqe të turizmit

By FerizajPress

December 15, 2022

Këtë të enjte Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, ka bërë prezantimin e udhëzuesit turistik, uebfaqës së turizmit, por edhe hartës turistike.Në një ceremoni rasti, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti është shprehur se e gjithë kjo është bërë vetëm për qytetarët dhe vizitorët e shumtë që ka Ferizaj.“Vizitorët do të kenë mundësi të kenë një qasje me të lehtë në qytetin e Ferizajt. Ne kemi parapare edhe vendet të cilat duhet të vizitohen dhe që të gjitha janë të ndara, dhe për këtë çështje kemi përgatit edhe broshura të cilat janë në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze”, ka thënë drejtori Dërguti, përderisa ka thënë në realizim e sipër janë edhe projekte shumë të rëndësishme siç është projekti i shtigjeve të ecjes, digjitalizimi i hartës së ecjes si dhe projekti i studimit të fizibilitetit për fshatrat e Komunës së Ferizajt.Ndërsa Hysen Sogojeva-Kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, e ka vlerësuar tejet larte të gjithë këto projekte që janë realizuar në kuadër të Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit. Sipas tij stafi i cili ka punuar në të gjitha këto projekte ka qenë njëri ndër stafet më profesionale.Të pranishmëve me një fjalë rasti ju është drejtuar edhe Dekani i Fakultetit të Turizmit Petrit Hasanaj, i cili ka përgëzuar Komunën e Ferizajt dhe Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit për bashkëpunimin që kanë pasu në realizimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për Ferizajn. Ai ka thënë se studentët tash e tutje po e kanë edhe një qasje shumë më të lehtë edhe në marrjen e informacioneve të nevojshme për studime në këtë drejtori.E nga ana tjetër Afërdita Hoxha, kryetare e Odës së Hotelerisë në Ferizaj, ka thënë se udhëzuesve turistik, uebfaqës, por edhe broshurat e ndryshme duhet ti kenë të gjitha bizneset ferizajase, sepse sipas saj kjo gjë është bërë për herë të parë në qytetin tonë.Të pranishmit me një fjalë rasti janë përshëndetur edhe nga përfaqësuesit e KFOR-it amerikan që ishin prezent në këtë takim.