Lajme

Qytetet e Shqipërisë me më shumë beqarë

By FerizajPress

July 24, 2016

Vitet e fundit ngjan se është rritur numri i meshkujve dhe femrave që janë beqarë. Bëhet fjalë për femra dhe meshkuj mbi moshën 15-vjeçare. “INSTAT” ka ofruar shifra, ku tregohet se numri i beqarëve në Shqipëri është i lartë.

Kështu mesatarja e femrave beqare është rreth 23.1 për qind në shkallë vendi. Kurse, shumë më i lartë është numri i meshkujve beqarë. Është rreth 32 për qind dhe vendin e parë çuditërisht e zë Dibra.

Statistikat e femrave beqare:

Tiranë – 27.2 për qind

Durrës – 22.6 për qind

Vlorë – 20.3 për qind

Korçë – 18.3 për qind

Lezhë – 25.1 për qind

Shkodër – 24.2 për qind

Elbasan – 22.6 për qind

Dibër – 24.9 për qind

Statistikat e meshkujve beqarë:

Tiranë – 33.9 për qind

Durrës – 31.5 për qind

Vlorë – 29.9 për qind

Korçë – 29.0 për qind

Lezhë -33.1 për qind

Shkodër – 32.8 për qind

Elbasan – 32.5 për qind

Dibër – 35.4 për qind./Shekulli