Një qytetar ka rrezikuar jetën e një fëmije, të cilin e ka futur në bagazhin e veturës së tij, e cila është parë duke lëvizur në kryeqytet.
Sipas fotografive të publikuara në Kallxo.com nga një qytetar, shihet se si një shofer e ka futur një fëmijë të mitur në bagazhin e veturës për ta mbajtur një motoçikletë, që kjo të mos binte në tokë.
Siç shihet edhe në foto, një pjesë e motoçikletës është jashtë bagazhit dhe dera e bagazhit është e hapur.
Fotografitë janë shkrepur në rrugën afër Stacionit të Autobusëve, në drejtim të rrugës për Ferizaj.
Këto janë fotografitë e dërguara nga qytetari.