Lajme

Qytetarët irakianë në Falluxha ushqehen me bar e miell të dalë afati

By FerizajPress

April 07, 2016

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) u ka bërë thirrje forcave irakiane për të lejuar që ndihmat të hyjnë në qytetet e mbajtura nga Shteti, si Falluxha, ku mijëra banorë po përballen me mungesa akute të ushqimit dhe ilaçeve, raporton Reuters, transmeton KosovaPress.

Banorët e Falluxhas po bëjnë supë nga bari dhe po përdorin miell me datë të skaduar për të bërë bukë, tha HRW në një raport.

Ushqimi, kur është në dispozicion, kushton deri në 50 herë më shtrenjtë se çmimi normal.

“Populli i Falluxha janë të rrethuar nga Weveria, të bllokuar nga Shteti Islamik, dhe janë të uritur,” tha Joe Stork, zëvendës i HRW për Lindjen e Mesme.

“Palët e përfshira në luftë duhet ta bëjnë të mundur që ndihmat të arrijnë tek popullsia civile”, tha ai.