Shumë klientë të qendrës për fitnes, Fivestar Fitnes në Ferizaj, janë revoltuar pas mbylljes së kësaj qendre.
Revolta e tyre nuk ka të bëjë me atë pse ajo nuk është duke punuar por ata i ka irituar fakti se kishin parapaguar për një vitë dhe kjo qendër është mbyllur pa kuafar paralajmërimi për klientët e sajë.
Shumë klient kanë kontaktuar edhe redaksinë e Ferizajpress për të shprehur revoltën e tyre për këtë të cilën e quajnë mashtrim nga kjo kompani.
Disa nga ta kanë paralajmëruar që këtë mashtrim do ta ndjekin edhe përmes gjykatës pasi u janë marrë paratë dhë askush më nuk u dha asnjë skjarim as përgjigje.
“Fivestar ka mbyll lokalin duke e masku si “renovim” edhe nuk po merr pergjegjsi për atë. Nuk përgjigjet në rrjete sociale, nuk përgjigjet në telefon, nuk na janë kthy paratë për ofertat 1 vjeçare. Ka pasur edhe të tillë që kanë paguar edhe pas mbylljes, pasi oferta ka ekzistuar dhe pas njoftimit për renovim” thotë një klient i Fivestar, i cili po ndihet i mashtruar.
Për këtë Ferizajpress ka provuar të kontaktoj përmes adresave elektronike me kompaninë Fivestar por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ndërkohë që në objektin ku ka operuar kjo kompani ende gjenden mjetet për ushtrime dhe fitnes por ajo po qëndron e mbyllur si dhe faqja në mediat sociale facebook, ku shihet edhe postimi i fundit me 15 Nëntor.
.