Spërkatja e kafshëve për mbrojtje nga rriqrat në Komunën e Malishevës po delë të jetë mjaft e efekshme në luftimin e etheve hemoragjike. Por, banorët e kësaj komune po ankohen se me këto masa po u dëmtohen kulturat bujqësore.
Në vitin 2014, kur ishte bërë spërkatja nga ajri, me aeroplan, dëme të konsiderueshme u ishin shkaktuar bletëve në shumë fshatra të Malishevës.
Megjithatë Hajrullah Mazreku nga drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, në këtë Komunë, ka thënë për Gazetën Fjala, se prej asaj kohe më nuk ka pasur dëme në asnjë fushë tjetër të bujqësisë.
Përveq kësaj, ai thotë se repelimi i kafshëve siç njihet procesi i spërkatjes së kafshëve për tu mbrojtur nga rriqërat, ka arritur të parandaloj ethet hemoragjike të cilat deri këtë vit kanë marrë jetëra njerzish.
“Prej qe ka fillu repelimi i kafshëve këtë vit nuk e kemi asnjë vdekje. Është e vërtetë që ka shku mbi 60 numri i të pickuarëve nga rriqërat këtë vit, por për fat të mirë pas diagnostifikimit nuk kemi me ethet hemoragjike”, ka thënë Mazreku. Sipas tij kafshët janë bartësit kryesor që e bijnë rriqrën prej fushës dhe e sjellin në shtëpi. Por pas repilimit të tyre është parandaluar edhe ky rrezik.