Një veturë e Policisë së Kosovës ka qëndruar për disa kohë mbi trotuar duke ia zënë derën e hyrjes një qebaptoreje në qytetin e Gjilanit.
Duke parë që Policia nuk po e lëvizte veturën, një qytetarë gjilanas ka vendosur që t’ia shqiptojë një “gjobë” Policisë për thyerje të rregullave në komunikacion, shkruan lajmi.net.
“Ligji i barabartë për te gjithë 35 euro dënim”, ka qenë letra e qytetarit që ia ka vendosur në gjamin e veturës së Policisë. /Lajmi.net
.