Ditë ma parë komuna e Ferizajt u shpërblye më 150 mijë euro të ndarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për angazhimin dhe performancën gjatë fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” të mbajtur nga 15 shtator- 15 dhjetor 2018.
Por si duket ky aksion u harrua shumë shpejt dhe qytetarët kanë filluar me avazin e vjetër, krijimin e deponive ilegale.
Banorë të fshatit Zaskok kanë denoncuar një rast të hudhjes së mbeturinave skaj rrugës nga një qytetarë.
“Një qytetarë ka hedhur mbi 10 thasë më mbeturina dhe rroba. Kemi kontrolluar dhe kemi gjetur edhe fatura të rrymës që tregojnë se kush i ka hedhur. Rastin e kemi lajmëruar edhe polici” thot një banor i fshatit Zaskok të Ferizajt.
Ndryshe hedhja e mbeturinave dhe krijimi i deponive ilegale dënohet edhe me ligj dhe inspektorët e ambijentit kanë bërë edhe dënime mandatore. Por mbajtja e ambientit të pastër mund të bëhet me anagzhimin dhe mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” ka përfunduar por është shumë e rëndësishme që TA MBAJMË TË PASTËR