Shëndetësi

Qumështi i dhisë ilaç për anemikët

By FerizajPress

December 03, 2016

Qumështi i dhisë cilësohet si qumështi më i shëndetshëm, pasi që përmban vitamina si B1, B2, B6 dhe B12 si dhe forcon sistemin nervor.

Qumështi i dhisë dhe produktet e tij janë të pasura me kalcium dhe fosfor, e këto ndikojnë për fortësinë e eshtrave, pastaj prania e zinkut, forconë sistemin e imunitetit.

Shkencëtarët sugjerojnë se qumështi i dhisë është i dobishëm sidomos për personat që vuajnë nga anemia, si pasojë e mungesës së hekurit në gjak.

Ky qumësht është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe magnez dhe përmban më shumë minerale dhe vitamina në krahasim me qumështin e lopës. Te fëmijët që e kanë konsumuar qumështin e dhisë, është vërejtur rritje dhe zhvillim më i shpejtë, peshë më e madhe trupore, në krahasim me fëmijët e ushqyer me qumësht të lopës.