Ferizaj

QKMF në Ferizaj në pritje të kontingjentit tjetër të vaksinave kundër Covid-19

By FerizajPress

May 19, 2021

Njoftohen qytetarët se QKMF-Ferizaj është në pritje të kontingjentit tjetër të vaksinave kundër COVID-19. Së pari do të vaksinohen personat e grupmoshave mbi 65 vjeç, që kanë mbetur pa u vaksinuar. Prej tyre, ata që janë regjistruar në QMF-1 apo që kanë aplikuar në e -Kosova, do të ftohen përmes telefonit.  

Nga ana tjetër janë duke u bërë përgatitjet e nevojshme në hapësirat e sallës së edukatës fizike në Shkollën së Agrobiznesit dhe Teknologjisë ,,Zenel Hajdini” e cila mundëson kushte më të mira në realizimin e procesit të vaksinimit dhe zbatimin e masave anti-covid për parandalimin e infeksionit me corona-virus, thuhet në njoftimin e  QKMF-së në Ferizaj.