Ferizaj

QKMF në Ferizaj me bilanc të jashtëzakonshëm në trajtimin e të infektuarve me COVID-19

By FerizajPress

August 11, 2020

Vullneti i hekurt i mantelbardhëve për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rrezikuar dhe të prekurit nga virusi COVID-19, ka shënuar bilanc jashtëzakonisht domethënës në trajtimin e rasteve të tilla.Vetëm gjatë 10 ditëshit të parë të gushtit, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare me shërbimet e saja shëndetësore për të infektuarit me COVID-19 ka kryer 127 vizita shtëpiake nga ekipet lëvizëse shëndetësore tek familjet e personat e prekur me COVID-19, 43 vizita në tendë, 281 qytetarë të infektuar dhe të afërm janë kontaktuar përmes qendrës së thirrjeve për t’i marr udhëzimet profesionale shëndetësore, 164 shërbime radiologjike e 54 analiza laboratorike u kryen gjithashtu, pa lënë anash për asnjë moment shërbimet e rregullta shëndetësore që i ofrohen qytetarëve në baza ditore nga punonjësit shëndetësor të QKMF-së.Ky bilanc paraqet një punë të jashtëzakonshme të punonjësve shëndetësor në menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19 në Ferizaj.