Ferizaj

QKMF- Ferizaj, gjatë muajit Tetor ofron shërbime të Mamografisë falas

By FerizajPress

October 01, 2021

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një fushatë vjetore që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjes për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në kuadër të këtij muaji Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare Ferizaj, ashtu si edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit ofron falas shërbimet e mamografisë.

Ftohen gratë e komunës sonë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të evituar dilemat dhe rreziqet lidhur me kancerin e gjirit, sepse zbulimi i hershëm i tij  sjell rezultate më të mira. Shërbimet e mamografisë në QKMF ofrohen në objektin e Kabinetit të Rëntgenit.

Respektoni masat e sigurisë:

Vaksinohuni

Mbani maskën mbrojtëse

Kujdesuni për higjienën personale

Mbani distancën