Lajme

Qindra goditje tjera të tërmetit në Japoni

By FerizajPress

April 19, 2016

Qindra dridhje tjera kanë ndodhur në jug të Japonisë pas tërmetit të madh me magnitudë 6.4 që goditi vendin të enjten e kaluar.

Tronditjet e tërmetit ishin aq të forta sa kanë shkaktuar dridhjen e ndërtesave të larta.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti në Japoni është më shumë se 40, tetë persona mbeten të zhdukur dhe 1 mijë janë plagosur, raporton Reuters.

Mbi 30 mijë ekipe të shpëtimit janë duke gërmuar nën baltën e shtëpive të dëmtuara.