Burime për Top Channel thonë se pritet të lëvizin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ministri i Antikorrupsionit Bledi Çuçi dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Largimi është vendosur sepse Tahiri do të kryesojë fushatën e zgjedhjeve në Tiranë, ndërsa Beqaj do të kryesojë fushatën edhe në Dibër, përveçse në Kukës.
Nesër do të zyrtarizohen largimet e tyre, ndërsa emrat e ministrave të rinj ende nuk dihen. Burime për Top Channel thonë se emrat e tyre i di vetëm kryeministri Edi Rama për momentin.
Në orën 17:00, në komunikimin javor në Facebook, kryeministri Edi Rama do të japë arsyet e ndryshimeve në qeveri.