Qeveria e Kosovës edhe gjatë ditës së sotme po e vazhdon aksionin për furnizim me mallra ushqimore për katër komunat serbe në Veriun e Mitrovicës. Ky aksion i ekzekutivit kosovar erdhi pas mbylljes së të gjitha dyqaneve ushqimore nga ana e serbëve në veri. E nga ana e Qeverisë po thonë se në vend nuk do të ketë shanse që asnjë mall nga Serbia të futet në Kosovë edhe pas vendimit për mbylljen e dyqaneve ushqimore.
Në disa pjesë të veriut të Kosovës që nga dje janë hapur disa pika shitëse në të cilat qytetarët atje do të mund të furnizohen me produkte ushqimore. Këto pika u hapen pas tentativave të serbëve për inskenim të një krize të mundshme humanitare në veri të vendit duke kërkuar kështu me patjetër largimin e taksës 100%.
Gentiana HASANI
E plani i Qeverisë së Kosovës për furnizim me produkte për banorët serbë në veriun e vendit është duke vazhduar edhe sot. Në një përgjigje për Gazetën Express, Endrit Shala, Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka deklaruar se asnjë produkt serb nuk do të mund të futet në Kosovë.
“Beogradi mund të nisë mallra sa të ka dëshirë. Mirëpo ato si të vijnë në pikën kufitare të Republikës së Kosovës, nëse janë mallra të cilat janë të prodhuara në Republikën e Serbisë e paguajnë masën 100 për qind do të ndalen. Por nëse janë mallra që vijnë me karakter humanitar atëherë ajo është diçka tjetër”, i tha Shala Expressit.
Ministri i Tregtisë Endrit Shala, potencoi se në pjesën veriore të vendi nuk ka krizë humanitare. Tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë përgjigje për veprimet e zyrtarëve paramilitar serb që urdhëruan mbylljen e lokaleve.
“…krizë humanitare në veri nuk ka. Dhe kjo përpjekja e Serbisë për me paraqitë si krizë, ne si Qeveri i jemi përgjigje me veprimin e djeshëm i cili po vazhdon edhe sot e çdo ditë nëpër territorin e Kosovës dhe në veri të vendit me qëllimin që qytetarët tanë të kenë mundësi të furnizohen me produkte ditore që nevojiten atje”, thotë Endrit Shala.
Tutje ai deklaroi se plani për furnizim me produkte nga ana e qeverisë së Kosovë në veri po shkon mirë dhe se i njëjti pritet që të vazhdojë edhe sot.
“Plani për furnizim po shkon mirë. Të gjitha produktet e nevojshme po shkojnë mirë., të gjithë qytetarët janë janë duke u furnizuar me produkte në atë pjesë. Unë nuk kam informacione se ka tentime për futjen e produkteve serbe në atë pjesë. Por ne no0rmalisht se do të përgjigjemi në mënyrë reciproke”, deklaron Shala.
Sipas tij, ky kasion do të vazhdojë “Çdo ditë, deri kur të përfundojë përpjekja e institucioneve serbe”.
Megjithëkëtë, mbyllja e lokaleve në veri mund të zgjasë edhe për disa ditë. Kështu i tha Expressit dje Radosh Petroviq, përfaqësues i Shoqatës së Afaristëve nga veriu i Kosovës. Ai ka thënë se lokalet do të qëdrojnë të mbyllura aq sa ata ta shohin të nevojshme.
“Nuk është e vërtetë se do të duhen vetëm dy ditë që të qëndrojnë lokalet e mbyllura, do të qëndrojnë sa të jetë e nevojshme. Mund të duhen më shumë se dy ditë”, deklaroi për Express Petroviq.
Ndryshe, edhe gjatë ditës së sotme në veriun e vendit janë parë kamion të mbushur me produkte vendore të cilët janë në disposicion të qytetarëve në atë pjesë ku mkund të furnizohen me produkte ushqimore pas mbylljes së dyqaneve.
Kujtojmë se serbët kanë tentuar prej disa javës që të inskenojnë një krizë të mundshme humanitare në veri të vendit, duke kërkuar me patjetër largimin e taksës 100%.
Taksa vazhdon të mbetet, kurse serbët vazhdojnë të deklarohen se edhe ndihma që po u ofrohet është provokim.
Në periudhën e fundit autoritetet e Kosovës kanë rritur kontrollin mbi kalimet alternative, të paligjshme, midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat përdoreshin për të transportuar mallrat serbe./