Ferizaj

Qeveria ndan 300 euro për muajt korrik – gusht për punëtorët shëndetësorë

By FerizajPress

July 29, 2020

Është miratuar vendimi për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor, për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejt rrezikut të infektimit gjatë punës me pacientë të prekur me Covid-19.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se për mjekët dhe infermierët do të ndahen nga 300 euro.

Bajrami ka thënë se ky vendim parasheh kompensim për korrik dhe gusht për stafin që kanë qenë aktiv për këta muaj, ndërsa i falënderoi stafin shëndetësor për kontributin e dhënë.