Në mbledhjen e 85-të të Qeverisë se Kosovës u miratua Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se ky projektligj përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
“Gjatë hartimit të projektligjit Ministria e Financave ka marrë parasysh edhe direktivën e re të BE 2015 për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, andaj ky projektligj do t’i shërbejë edhe objektivit të Qeverisë së Kosovës në çështjen e integrimeve evropiane,” tha Hoti.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se ky është një ligj i rëndësishëm edhe sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe parandalimit të ekstremizmit.
Në këtë mbledhje pas shqyrtimit u miratuan edhe 7 pika të tjera që ishin në rend dite.