Ferizaj

Qeveria liron 100% nga pagesa e semestrit pranveror studentët e nivelit Bachelor, 50% të Masterit

By FerizajPress

February 12, 2021

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që studentët e nivelit Bachelor në semestrin pranveror t’i lirojë nga pagesat.

Po ashtu, ata të nivelit Master janë liruar 50 për qind nga pagesa.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se këtë vendim e morën pas pas takimit me kryetarët e Parlamenteve Studentore.

“Studentët në nivelin Bachelor, lirohen 100% nga pagesa e semestrit pranveror. Lirohen 50% nga pagesa, studentët e nivelit Master”.

Këto masa vlejnë edhe për studentët që vijnë nga Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.