Qeveria kroate ia ndalon Sheshelit hyrjen në Kroaci për 20 vjet

By FerizajPress

April 03, 2016

Kjo sepse Ministria e Brendshme e Kroacisë ka vendosur një ndalim prej 20 vjetësh për Sheshel-in, shkruan e përditshmja kroate Jutarnji List, përcjellë Klan Kosova.

Ndalimi i Sheshel-it pasi që fillimisht u shpall i pafajshëm nga Tribunali i Hagës është bërë me Ligjin për të Huajt.

Siç shkruan Jutarnji List ligji parasheh që “ndalohet hyrja dhe qëndrimi i të huajve kur vërtetohet se ai person përbën një kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare”.

Ligji përcakton se ndalimi nuk mund të jetë më i shkurtër se tre muaj, ose më i gjatë se 20 vjet.

The post Qeveria kroate ia ndalon Sheshelit hyrjen në Kroaci për 20 vjet appeared first on Lajminet.