Ferizaj

Qeveria dhe komunat diskutojnë nesër për masat e reja kundër COVID-19

By FerizajPress

November 08, 2020

Qeveria e Kosovës do të diskutojë me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) për masat e reja që do t’i marrin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Takimi i tyre pritet të mbahet nesër nga ora 11:00, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.