Lajme

Qeveria dënon përpjekjet e VV-së për linçimin publik të 12 qytetarëve (Foto)

By FerizajPress

December 09, 2016

Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla denigruese, fyese dhe kërcënuese, janë tërësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike.

Ata kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje që sa më parë të distancohet dhe të heq dorë nga veprime të tilla antidemokratike, të cilat cenojnë integritetin personal, dëmtojnë imazhin, nxisin urrejtje dhe mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, duke bërë thirrje për veprime anarkike, kriminale dhe vetëgjyqësi.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente të shtetit që të trajtojnë këto veprime të pandërgjegjshme dhe të marrin masa adekuate për sigurinë e personave të etiketuar, për synime të propagandës së ulët politike.

Duke theksuar mbështetjen e plotë për të gjithë qytetarët e vendit, zyrtarët dhe personalitetet publike të cilët kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjet, Qeveria e Kosovës beson fuqishëm se këto forma të shantazhit publik dhe të frikësimit, nuk do të zbehin përkushtimin e njerëzve të vullnetit të mirë për Republikën e Kosovës e të ardhmen e saj zhvillimore, demokratike dhe euroatlantike. /Lajmi.net/

Këta janë persona që VV-ja i ka linçuar publikisht:

.