Lajme

Qeveria bën një hap për formimin e Ushtrisë

By FerizajPress

March 10, 2017

Me anë të një komunikate për media ekzekutivi ka njoftuar se projektligjin për Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e ka përcjellë  në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, pas pranimit në procedurë të rregullt nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të propozuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përcjellur dokumentacionin e nevojshëm në Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Integrimit Evropian dhe Ministrinë e Financave, për të marrë opinionet përkatëse”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, përcjell lajmi.net.

Tutje, aty thuhet se në përputhje me procedurat e parapara, dikasteret kompetente të Qeverisë do të japin opinionet e tyre, do të përgatisin deklaratën e ndikimit buxhetor si dhe deklaratën e përafrimit me legjislacionin e BE-së të këtij Projektligji./ Lajmi.net/