Ferizaj

Qentë kafshojnë 22 vjeçaren nga Prelezi

By FerizajPress

November 04, 2017

Ferizaj.04.11.2017. Mbrëmë rreth orës 18:00, një vajzë 22 vjeçare nga Prelezi i Jerlive, është sulmuar dhe kafshuar nga qentë endacakë, duke i shkaktuar lëndime në këmbë, gjatë kohës sa po kthehej nga puna për në shtëpi. Sipas deklaratës së saj, në Prelez po bredh një tufë e rrezikshme e qenve endacakë dhe se tani po paraqesin rrezik për jetën e fëmijëve dhe të rriturve në atë zonë.

Vajza ishte dërguar në Emergjencën e Ferizajt me ç’rast i është dhënë ndihma e parë dhe është vaksinuar kundër tërbimit.