Lajme

Qeni i policisë zbuloi 1.3 milionë € në veturë, arrestohen tre shtetas të Shqipërisë

By FerizajPress

August 20, 2016

Policia në Amsterdam ka konfiskuar më shumë se 1.3 milionë euro të fshehura nën gomën rezervë në bagazhin e një makine me ndihmën e qenit të trajnuar të policisë, përcjell albinfo.ch.

Si pjesë e hetimit, policia gjeti 13 kilogramë kokainë gjatë bastisjes së një shtëpie në Amsterdam.

Policia tha se arrestoi tre shtetas të Shqipërisë dhe dy burra dhe një grua të dyshuar për trafikim të drogës dhe pastrimit të parave.