Portieri i Kroacisë, Daniel Subasic, qëndroi gjatë dy shtesave dhe penalltive i lënduar në fushë, për të ndihmuar Kombëtaren e tij. Në fund ai ia doli, duke pritur një penallti dhe duke kualifikuar ekipin e tij në gjysmëfinale të Botërorit, përcjellë “Lajmi.net”. Subasic tha që për Kroacinë do të mbronte edhe me një këmbë. “I ndiej ende paksa dhimbjet e marra nga dëmtimi, por gjëja kryesore është që kemi shkuar më tej, gjithçka tjetër është e parëndësishme”, deklaroi ai. “Isha unë ai që i thashë stafit që të mos më ndërronte dhe largonte nga loja. Do të luaja edhe me një këmbë nëse do të ishte e nevojshme, atë ndryshim duhet ta mbanim për dikë tjetër”. “Jam krenar, i kënaqur dhe i mbushur me lumturi, pasi jemi shkatërruar që të gjithë për të arritur këtu dhe tashmë kërkojmë edhe më tepër”, shtoi kroati. /Lajmi.net/