Qëndrim Guri, anëtar i klubit të çiklistëve “Kastrioti” nga Ferizaj është shpallur të martën pasdite sportisti më i mirë i Ferizajt për vitin 2016, ndërkaq çmimi special i takoi karateistes Alma Loku.
Këshilli Komunal për Sport, ka shpallur edhe dhjetë sportistët më të mirë, klubin më të mirë dhe trajnerin më të mirë për këtë vit. Epiteti i klubit më të mirë u takoi Klubit të Volejbollit “Lubeteni” kategoria e meshkujve.