(I plotësuar) – Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, emsc-csem.org, tërmeti ishte i fuqisë 4.0 shkallë të Rihterit, ndërsa raportohet që epiqendra të ketë qenë 3 kilometra në lindje të Shkupit, transmeton lajmi.net.
Tërmeti ka ndodhur saktësisht në ora 19:53:52.7.
Thellësia e tërmetit, sipas emsc-së, ishte 10 kilometra.
Edhe një tërmet dridh Shkupin, ishte i fuqisë 4.8 shkallë të Rihterit
Para pak minutash edhe një tërmet e ka dridhur Shkupin me 4.8 shkallë të Rihterit, njofton Enti-Sizmologjik në Maqedoni.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet tjera të Maqedonisë edhe pse epiqendra ishte 5 km në thellësi, në Shkup.