Qendrën e Punësimit në Ferizajt sot e kanë vërshuar ujërat e zeza në bodrumin e tij por askush nuk po gjenet që të intervenoj pasi gjatë vikendit nuk ka ekipe për intervenim.
Rastin e ka lajmëruar Drejtori I Entit të Punësimit në Ferizaj, Naim Gashi i cili tha se me të marrë vësh se ujërat e zeza kanë filluar të rrjedhin në bodrumin e ndërtesës ka lajmëruar të gjithë por askush nuk mori përgjegjësinë që të reagojë.
“Kam kontaktuar kompaninë “Bifurkacioni” por aty më than se gjatë vikendit nuk ka ekip të kujdestarisë gjatë vikendit. Pastaj njoftova edhe policinë por aty më thanë se nuk është kompetenc e tyre. Kam provuar shumë herë të kontaktoj edhe menaxherin e kompanisë “Bifurkacioni” por pa sukses. Tani ujërat e zeza sap o vjen e po mbushin bodrumin e ndërtesës dhe po keqësojnë situaën. Kam provuar të kontaktoj edhe Drejtorinë e Emergjencave por nuk kanë qenë të qasshëm në rrjet” ka thënë Gashi.
Gashi ka shprehur habinë se si është e mundur që most ë ketë asnjë ekip kujdestarë gjatë vikendeve apo festive kur këto problem mundë të ndodhin çdo ditë.
Sipas Gashit problem është gropë të kanalizimit afër Qendrës së Punësimit e cila sipas tij mundë të jetë bllokuar dhe tani ujërat e zeza po shkarkohen Brenda ndërtesës së Qendrës së Punësimit.
Se a do të gjendet një zgjidhje që të ndalen këto ujëra të zeza apo duhet të pritët deri të Hënën kur punëtorët të kthehen në punë pritët të shihet.
“Nuk më ka mbet tjetër vetëm se të presim deri ditën e Hëne, por jamë I befasuar se si nuk ka asnjë ekip për raste emergjente për këso raste. Ndoshta përgjegjësit duhet ta mendojnë këtë për të ardhmen” ka thënë Gashi.