Ferizaj

Qendrat e vaksinimit nga kjo javë do të punojnë 7 ditë por edhe gjatë festave zyrtare

By FerizajPress

September 09, 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbështetur në vendimin e ministrit, Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.

“E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim. Të njëjtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 “, thuhet në njoftim.

Më poshtë njoftimi nga MSH.

Të nderuar qytetarë,

Mbështetur në vendimin e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, që nga kjo javë, qendrat e vaksinimit do të punojnë gjatë gjithë ditëve të javës dhe festave zyrtare.E gjithë kjo për të lehtësuar qasjen në procesin e vaksinimit dhe për t’ju përgjigjur kërkesës së madhe të qytetarëve për vaksinim.

Të njejtën kohë, ju inkurajojmë të caktoni terminin në: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14

#Bashkëiadalim