Bogdan Ivanoviç, djali i Oliver Ivanoviç , do të marrë në 10 vitet e ardhshme një bursë nga manastiri Hilandar. Kontrata e bursave do të nënshkruhet në ditët e ardhshme dhe pagesa do të fillojë nga 1 shtatori, shkruajnë mediet beogradase, transmeton Indeksonline “Ai është një fëmijë që është pagëzuar në Deçan, një fëmijë që rritet deri në frymën e ortodoksisë ”, thuhet në njoftim.
Njëra prej qendrave më të rëndësishme të ortodoksisë në botë verifikoi bursën/ certifikatën e cila do të jetë një provë për njerëzit e mëdhenj që nuk vdesin, por jetojnë me fëmijët e tyre”, deklaroi gruaja e të vrarit Oliver, Milena Ivanoviç. Ndryshe, udhëheqësi i SDP u vra më 16 janar përpara zyrave të partisë me gjashtë plumba në pjesën e prapme. Pas gjysmë viti vrasësit dhe urdhëruesve të tyre nuk u gjetën dhe u dënuan. /Indeksonline/