Ferizaj

Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor

By FerizajPress

February 27, 2022

Nga Qendra e Skijimit në Brezovicë jemi njoftuar se, shkak i të reshurave atmosferike dhe rrezikut që u kanoset qytetarëve nga ndonjë ortek bore,  Qendra e Skijimit në Brezovicë është mbyllur sot për vizitor.Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qonë për në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional  “Sharr” dhe do të ndalojnë të gjitha automjetet e vizitorëve.Ky njoftim bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim i komunikacionit.Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë!Qytetarët do të njoftohen me kohë, pasi të jenë krijuar kushtet për vizitë atje, thuhet në njoftimin e policisë.