Ferizaj

Qendra e kujdesit ditor “Pema” do të përkrahet edhe në të ardhmen nga Komuna e Ferizajt

By FerizajPress

March 31, 2022

Këtë të enjte drejtori i Drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Dr. Kemajl Emini ka pritur në një takim përfaqësuesit e qendrës së kujdesit ditor “Pema” nga niveli qendror  Gani Lluga dhe Liridona Zogaj, si dhe përfaqësuesen e qendrës “Pema” në Ferizaj Marigona Rexhepi.

Në takim u diskutua rreth sfidave dhe problemeve që po ballafaqohen gjate ofrimit te shërbimeve sociale nga stafi i qendrës “Pema”  në te gjithë Kosovën,  e me theks te veçante në Komunën e Ferizajt.

Dr. Kemajl Emini i falënderoi për punën dhe përkushtimin që kane ndaj kësaj kategorie të fëmijëve me nevoja te veçanta,  dhe po ashtu u tha se bashkëpunimi ne mes OJQ-ve ne nivel lokal, do të jete i vazhdueshëm siç ishte deri më tani.