Për të katrën herë Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses ‘Identiteti’ – QEMKS ID ka organizuar Festivalin e Paqes – Peace Fest me qëllim të promovimit të paqes në Ditën Botërore të Paqes.
Sivjet ky aktivitet e ka vendosur Ferizajn dhe Kosovën në listën botërore të vendeve që organizojnë aktivitete për Ditën e Paqes.
Fal angazhimit të aktivistëve të QEMKS ID dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, sivjet ky aktivitet ka marrë jehonë ndërkombëtare ndër aktivist të paqes.
Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet duke dhënë mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve. Më 1981, në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, 21 shtatori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Paqes, ndërsa për herë të parë është shënuar në vitin 1982.
Këtë vit, edhe Republika e Kosovës, respektivisht qyteti i Ferizajt me organizatën joqeveritare, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID) organizon edicionin e IV të Festivalit të Paqes me llojlloshmëri të aktiviteteve që simblolizojn paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve.
Qëllimi i këtij festivali është promovimi i paqes në shoqërinë kosovare.
Edicioni i katërt do të zhvillohet të mërkurën me 21 Shtator 2016 në Qendrën e Kulturës duke nisur prej orës 17:00.
Hyrja e hapur për të gjithë.
Me këtë event qyteti i Ferizajt tani më është listuar në Global Feast for Peace: Cities
https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=17bOtzU_errbm5h8otB8Kdy2nEuQ
në mesin e 175 vendeve në mbarë botën.
Antari i bordit të organizatës QEMKS-ID, dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes Lulzim Hasani ka thënë: “Ndjehemi të priveligjuar që kemi arritur që Festivali i Paqes të festohet edhe në Kosovë, më konkretisht në Ferizaj. Po ashtu edhe qyteti i Ferizajt është listuar në mesin e shumë vendeve të botës që do të mbahet festivali i Paqes. Këtë vit është edicioni i IV. ”
“Të gjithë jeni të mirëseardhur në eventin që do të mbahet me 21 shtator në ora 17:00 në Qendrën e Kulturës në Ferizaj” vazhdoi më tutje Lulzim Hasani.