E Enjte, 26 Dhjetor 2019 11:26
Policia e Londrës ka nisur hetime për rastin e një vrasjeje të ndodhur në vazhdën e festës së Krishtlindjes.Klan Kosova mëson se viktima që në Battersea u qëllua për vdekje me armë zjarri, është shqiptari nga Ferizaj, Flamur Beqiri.
Vrasjen e Flamur Beqirit, i cili si producent i afirmimit të artistëve, njihej me emrin artistik Alex, e kanë bërë të ditur edhe familjarët e tij në Kosovë përmes rrjeteve sociale, duke ndarë ngushëllime për humbjen e familjarit të tyre.Fqinjët përshkruanin ngjarjen se kishin dëgjuar zhurmë armësh të ndjekura nga një grua që bërtiste për ndihmë.
Vittoria Amati, 60- vjeçare tha se ishte duke shikuar televizorin kur dëgjoi të shtënat.”Ngjan njëra pas tjetrës, shumë shpejt. Kishte midis tetë deri në 10 prej tyre”, është shprehur ajo për mediat e huaja.Flamur Beqiri raportohet se u vra në prag të shtëpisë së tij në natën e Krishtlindjeve. Ai ishte 36 vjeç. Lidhur me këtë rast, nuk është raportuar ende për të arrestuar.I njohur me emrin Alex, Flamur Beqiri është, po ashtu vëllai i modeles me origjinë shqiptare, Misse Beqiri.