Editorial

Qëllimet dhe Strategjia për Shqipëri Etnike

By FerizajPress

December 25, 2018

Përshëndetje atdhetare për të gjithë që veprojnë për shqipërine etnike, për të gjithë ata që me ditë , muaj , vite e dekada veprojnë me këtë amanet dhe e mbajnë të gjallë, duke mos harruar dëshmorët e Kombit e familjet e tyre, motra e vëllezër. Të nderuar miq e të respektuar njerëz të tokës së Shypnisë, që për Djersën e Dijen dhe Gjakun e mijëra njerëzve mbahet ky amanet gjallë edhe sot kur po diskutohen shumë tema për çështjen e pazgjidhur të çështjes shqiptare në Ballkan.

Të luftohet krimi, mafia, korrupsioni.

Bota shqiptare sot është vënë në koordinatë të ndryshimeve të mëdha politike ,ekonomike,gjeografike,domgrafike,migruese,arsimore e kulturore etj ,që kanë shtrirje të gjerë dhe strukturë të ndërlikuar . Megjithëse jemi një nga kombet më të lashta të Evropës,njëkohësisht jemi dhe shteti më i ri në Evropë. Është një çështje paradoksale që jo vetëm kërkon përgjigje por të vë edhe në mendime .

Mirëpo ,sikur me çështjen shqiptare ,sot duhet të Mirren të gjitha vendet e Bashkimit Evropian,në mënyrë të veçantë qeveritë e shteteve të mëdha të këtij bashkimi,të cilat edhe e përcaktojnë politikën e tij.Gjermania Federale, Franca , Anglia . Po me çështjen shqiptare sot posaçërisht merren SHBA-të, të cilat kanë rrol të veçantë,prijës, në marredhëniet ndërkombëtare. Institucionet e njohura ndërkombëtare sikundër janë Këshilli i Sigurimit i OKB-së;Bashkimi Evropian; Këshilli I Evropës;OSCE-etj – Me çështjen shqiptare vazhdon të merren te gjithë.

Vizioni Kombëtar :

  1. Ndonëse qëllimi fundit për Kombin Shqiptar është bërja e shqipërise etnike, por përgjithësisht sot përpjekjet duhet të përqëndrohen në: mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, territorial etj, të sigurisë së popullit shqiptar në Iliridë, Kosovë lindore, Malësi të madhe dhe Çamëri.

2.Ne gjithë duhet të jemi prototip i Ushtarit që punon e Jeton për Shqipërinë etnike.

  1. Paraqitja politike nuk e dha deri më sot impulsin i cili karshi fqinjëve stereotip që kemi , të nxjerr kuptimin se gjithëqka si territor është e njejtë për ne, si brenda ashtu edhe jashtë tij.
  2. Në një Ballkan ku intensifikimet e brendshme shpeshëherë mbajnë një status quo, sa për ta kaluar krizën e pas krizës, medeomos kemi nevojë dhe arsye që Shqipëria etnike të përfshihet në gjeopolitikën e Natos, si tërësi. – Një Shqipëri më këto përmasa faktikisht duhet të jetë edhe garancë për sigurinë e mbarë Europës dhe partner afatgjatë i paqes dhe sigurisë në krahë me SHBA-të.
  3. Derisa ne kemi një relief të natyrshëm me pasuri nëntokësore ,kush është garantues i shqipëtareve, pos vetë shqipëtareve? Me një moshë të re dhe të shëndetshme, me pasuri nëntokësore akoma të pa eksplorura mirë dhe me një klimë të përgjithshmë e shumë e shumë të tjera, besojmë se na bëjnë më dominues në raport me shtetet të ndryshme të europës.
  4. Edhe shumë e shumë i duhet njeriut që ta definojë, kuptimësojë e përmbajtësojë si duhet qenien e tij në njëmendësi .- Çdo njeri e posedon jetën psikike individuale, por njohja e tij dhe morali, raporti i tij është i kushtëzuar në mënyrë sociale . Pos kësaj, individi njerëzor paraqitet si anëtar i kolektivit të caktuar, anëtar i grupit, popullit, partisë, shtetit, rajonit, territorit, kombit etj etj raporteve shoqërore në tërësi, prej nga strukturon personalitetin dhe ndërgjegjen .
  5. Por, Kombi shqipëtar duhet të jetë i lidhur në mënyrë të pashkoqitur me idealin e njeriut, e jo me idetë e zvarranikëve që pijnë gjakun e njeriut, andaj shërbimi pa kokë ka sjellë botën në gjendje të Inkuzicionit. Shqiperia bëhet kur kumunizmi dhe këlyshtë e saj largohen nga trojet shqipëtare.
  6. Çdo njeri duhet të bëjë përpjekje, për të cilën ka energjinë e qenies njerëzore, për të avancuar ndërgjegjen në drejtim të parimeve universale njerëzore, humane: ta çmojë gjininë njerëzore dhe të pasurojë atë me veprimtarinë e vet, ta mundë mjerimin moral !
  7. Njeriu shqipëtar është ai që ka zemër. shpirt, ideal kombetar dhe botëror në vijë Vertikale dhe Humane, zvarranikët e botës mos të abuzojnë me adoloshenta apo fëmije që s’dinë mirë me fol e me shkrue sepse është shkelje e të Drejtave të Njeriut, është krim .- Kot e kanë ata që tentojnë ta imitojnë njeriun sepse është jo logjike, kontradiktore qe pa njeri te imitojë njeriun,

Prof.Hyzri Salihu Koordinatori FBKSH Shqipëri Etnike-Mërgata shqiptare në Botë 23.12.2018