Shëndetësi

Pyetjet që duhet ti ja bëni vetes para se të përdorni Aloe Vera

By FerizajPress

January 25, 2018

Përdorimi i Aloe Vera, qoftë për përfitime shëndetësore apo edhe në kozmetikë është i gjerë. Deri më tani kemi folur në masë të madhe për efektet pozitive të saj mirëpo më poshtë po ua paraqesim edhe disa sekrete të “errëta” sa i përket kësaj bime apo thënë më mirë, pyetjet që duhet ti ja bëni vetes para se të filloni përdorimin e saj, transmeton Indeksonline.

  1. A jeni shtatzënë?Gratë shtatzëna duhet të jenë veçanërisht të kujdesshme gjatë përdorimit të Aloe Vera-s sepse teorikisht, Aloe Vera stimulon kontraktimet e mitrës dhe mund të shkaktojë lindje të parakohshme.
  2. A jeni duke ushqyer me gji? Nënat që ushqejnë foshnjat me gji duhet të qëndrojnë larg konsumit të kësaj bima, në të gjitha format e saj sepse mund të ndikojë negativisht në cilësinë e qumështit të gjirit dhe të sjellë dëme për foshnjës. Aloe vera shkakton probleme gastrointestinale në foshnjat.
  3. A jeni alergjik ndaj zambakëve, tulipanëve, hudhrave apo qepëve? Nëse jeni alergjik ndaj bimëve në familjen Liliaceae(zambakë, zymbylë, hudhër dhe qepë), mund të jeni alergjik edhe ndaj Aloe Vera-s. Zbatimi i xhelit nga Aloe Vera mund të shkaktojë një ndjesi djegieje së bashku me skuqje, acarim dhe ndjesi dhimbjeje.
  4. A keni histori të kancerit kolorektal në familje?Aloe vera është përdorur në trajtimin e llojeve të ndryshëm të kancerit metastatik, por studimet gjithashtu tregojnë lidhjen e përdorimit të Aloe Vera-s me kancerin kolorektal. Një studim sugjeron se përdorimi i tepruar e kësaj bime rrit rrezikun e kancerit kolorektal.
  5. A po mjekoheni nga diabeti?Nëse jeni duke përdorur medikamente kundër diabetit, është mirë që të mos përdorni Aloe Vera. Kombinimi i tij me barna hipoglikemike gojore dhe insulinë mund të zvogëlojë në mënyrë drastike nivelet e sheqerit në gjak./Indeksonline/