Lajme

Putin takohet me Vuçiqin, ka një mesazh të fortë për Kosovën

By FerizajPress

April 26, 2019

Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Pekin me presidentin rus, Vladimir Putin kurse tema kryesore e bisedës ishte Kosova.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Pekin me presidentin rus, Vladimir Putin kurse tema kryesore e bisedës ishte Kosova.

“Kurir” ka njoftuar se Vuçiq dhe Putin kanë biseduar për Kosovën ku presidenti serb është ankuar sipas tij për “veprimet e pabesueshme të Prishtinës”, derisa ka diskutuar me kreun rus edhe për samitin e ardhshëm në Berlin, transmeton lajmi.net.

Putin i është përgjigjur Vuçiqit duke thënë se: “Rusia ndjek me vëmendje zhvillimet në Kosovë dhe i ofron mbështetje Serbisë”.

Putin po ashtu i ka thënë Vuçiqit se është i kënaqur me bashkëpunimin e tyre ekonomik dhe e falënderoi sërish për pritjen gjatë vizitës së fundit në Beograd. /Lajmi.net/