Lajme

Pushteti s’heq dorë nga vjedhja e votave, në Kumanovë i blen me dru për ngrohje

By FerizajPress

December 04, 2016

Burime nga policia për televizionin Telma kanë thënë se një qytetar që i ka vënë re turmën e njerëzve para vendit ku bëhet shpërndarja e drurit, ka treguar se shpërndarësi ka qenë aktivist partiak.

Zyrtarisht, mbi 300m3 dru donacion nga Turqia ka ndarë organizata joqeveritare “Romano Pralipe” për familjet e prekura nga varfëria.

OJQ-ja nuk po prononcohet për rastin, ndërsa mësohet se policia e ka marrë në dorë rastin dhe se ka arestuar pesë aktivistë të partisë në pushtet.

.