Ferizaj

Punëtoria në Ferizaj përfshihet nga zjarri

By FerizajPress

August 16, 2018

Zjarr i madh ka përfshirë sot një punëtori automekanike në fshatin Gërlic të Ferizajt. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Zjarri ka ndodhur në fshatin Gërlic të Ferizajt, janë djegur disa goma dhe pajisje në punëtorinë e mekanikës zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar”, ka thënë Gashi.

Më poshtë fotografi nga zjarri në punëtori.