Lajme

Punëtorët e Postës do të hyjnë në grevë

By FerizajPress

September 07, 2018

Sindikata e Punëtorëve të Postës kanë njoftuar se do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Greva do të nis me 10 shtator, ditë e hënë dhe do të vazhdoj deri sa realizohen kërkesat e tyre, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit të sindikatës, gjatë kësaj kohe në sportelet e Postës së Kosovës nuk do të ofrohet asnjë shërbim.

Këto janë kërkesat e tyre:

1. Realizimi i pagave për të gjithë punonjësit e Postës së Kosovës.

2.Garantim me shkrim nga Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Kosovës që ekzekutimi i pagave në muajt e ardhshëm do të bëhet brenda afatit ligjor.

3.Qeveria e Kosovës të kryej urgjentisht obligimin ligjor ndaj Postës – rimbursimin e humbjeve në Shërbimin Universal Postar. Qeveria t’i mundësoj Postës të marrë shërbimet që i ka secili operator postar në rajon dhe më gjerë (pensionet dhe skemat e ndryshme sociale, shpërndarja e faturave për shërbime publike si dhe themelimi i Post-Bankës).

Grevë do të pasohet edhe me veprime të tjera sindikale deri në realizimin e plotë të kërkesave të punëtorëve.