Lajme

Punëtorët e Bechtel-Enka-s gjejnë një mjet shpërthyes gjatë punimeve

By FerizajPress

November 05, 2018

Policia e Kosovës njofton se në Kaçanik është raportuar për një mjet të dyshuar e të pashpërthyer të cilin gjatë punimeve e kishin vërejtur punëtoret e Bechtel-Enka.

Sigurimin e vendit të ngjarjes e ka bërë policia, kurse mjetin e dyshuar (predhë 75 mm) në mënyrë të sigurt e ka tërhequr njësiti për çminim EOD nga FSK-ja.

“Është raportuar për një mjet të dyshuar e të pashpërthyer të cilin gjatë punimeve e kishin vërejtur punëtoret e Bechtel-Enka. Sigurimin e vendit të ngjarjes e ka bërë policia, kurse mjetin e dyshuar (predhë 75 mm) në mënyrë të sigurt e ka tërhequr njësiti për çminim EOD nga FSK-ja”, thuhet në njoftimin e Policisë.