Ferizaj

Punësim – Trajnim për 90 pjestarë të komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas

By FerizajPress

October 06, 2016

Ashtu siç është njoftuar opinioni publik para disa ditëve se MPMS-ja do të  dal me një projekt për punësimin e 90 të rinjëve Ashkanli,Rom dhe Egjiptas, nga dje ky projekt ka filluar të zbatohet.

Me angazhimin  e Ministrit Arban Abrashi dhe zv/Ministrit Qazim Rahmani , lidhur me fillimin e implementimit të projektit për angazhimin e pjesëtarëve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në skemen e trajnimit në punë, Zyrat e Punësimit e kanë publikuar thirrjen për aplikim të punëdhënësve dhe punë kërkuesve, për angazhimin në kuadër të kësaj skeme.

“Ka pasur një interesim të madh për të aplikuar, sidomos në mesin e punëdhënësve, me ç’rast kemi pasur gjithësej 153 ndërmarrje që kanë aplikuar, me gjithësej 375 vende të lira pune. Nga këto 375 vende të lira pune, i kemi mbështetur 90 kandidatë – punëkërkues të cilët janë ndërmjetësuar, duke respektuar formulën 30 romë, 30 ashkali dhe 30 egjiptianë. Si rezultat kemi të angazhuar 37 ashkali, 30 romë dhe 23 egjiptianë. Shpërndarja regjionale është respektuar plotësisht nga Zyrat e Punësimit, po ashtu shpërndarja brenda komuniteteve nëpër regjione është respektuar, me përjashtim të regjionit të Gjakovës dhe Prizrenit në raport me komunitet rom dhe egjiptianë për shkak të mungesës së kandidatëve këto vende janë bartur te komuniteti ashkali dhe romë. Në përgjithësi, i kemi edhe 285 vende të lira pune në kuadër të këtij projekti, të cilat në mungesë të fondeve nuk kemi mundur me i  mbështetë, por që, në të ardhmen mund të mbështeten” ka thënē zëvendësministri Rrahmani

“MPMS-ja do të shikon mundësitë e bashkëpunimit edhe me partner tjerë që lloje të projekteve të tilla të realizoj edhe në të ardhmen , që të përmisojmë jetën e komuniteteve Rom, Ashkanli dhe Egjiptas dhe njëherit të zhvillojmë dhe afrojmë për të rinjët e këtyre komuniteteve Trajnim -Punësim. Ndërsa seleksionimi dhe përzgjedhja është bërë nga Zyrat e Punësimit në nivel regjional dhe shpërndarja nëpër komuna” ka thënë Rrahmani.

Në listat e mëposhtme  janë tabelat lidhur me të dhënat e kandidatëve të cilët kanë përfituar nga ky projekt dhe janë ndërmjetësuar nëpër ndërmarrje duke u bazuar në raportet e ardhura nga Zyrat e Punës.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj jave, do të hartohen marrëveshjet e angazhimit në skemën e trajnimit në punë, si dhe do të grumbullohen xheirollogaritë e kandidatëve me qëllim të procedimit të kompensimit në fund të çdo muaji, prej 150 euro për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ushqimit, ashtu sikurse është e definuar në marrëveshje.

“Një vlerë e shtuar e këtij projekti, të cilën në bashkëpunim me Udhëheqësit e Zyrave regjionale të Punësimit e kemi ndërmarrë, është fakti që në koordinim me Divizionin e Aftësimeve Profesionale, trajnerët nëpër QAP-a do të përgatisin planet e trajnimit për kandidatët e angazhuar, dhe të njëjtit në fund të përfundimit të projektit, do të pajisen me certifikata nga QAP-a për ato profesione ku janë angazhuar dhe ku kemi trajnerë. Kjo me qëllim që të njëjtit të përgatiten për tregun e punës dhe të kenë çertifikata që dëshmojnë përgatitjen e tyre për këto profesione” ka thënë zëvendësministri Rrahmani