Ferizaj

Punëdhënësi kërcënon me të shtëna punëtorët, i konfiskohet arma

By FerizajPress

August 15, 2016

Në fshatin Dremjak të Ferizajt, dje rreth mesditës pati të shtëna.

Dy viktima meshkuj, shqiptarë, shtetas të Kosovës, kanë raportuar se deri sa ishin duke punuar te i dyshuari, po ashtu mashkull dhe shqiptar i Kosovës, pas një mosmarrëveshje punëdhënësi kishte shtënë me pushkë gjuetie në ajër, thuhet në raportin e policisë.

Policia në raportin e sotshëm të saj thekson se njësitet policore nga i dyshuari kanë konfiskuar pushkën e gjuetisë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.