Ferizaj

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së, në Ferizaj 111 raste pozitive me covid-19

By FerizajPress

January 24, 2022

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

-Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

-Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

-Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

-Nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

-Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.

-Në total numri i rasteve aktive është 19.519.