Lajme

Publikohen fotografitë e të arrestuarve për sulmin kundër drejtorit të burgjeve (Foto)

By FerizajPress

August 19, 2017

Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Blerim Abdullahu, Burim Zhejqi, Guri Mulolli dhe ka siguruar fotot e të tre të dyshuarve për rrahjen e drejtorit të SHKK’së.Personi i identifikuar si Blerim Abdullahu konsiderohet si i dyshuari kryesor për kryerjen e sulmit.Gjatë aksionit të zhvilluar sot, policia po ashtu konfiskoi automjetin me të cilin dyshohet se është përdorur për ikjen e tyre pas sulmit.Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës nga persona të maskuar. Sulmi ndaj tij ka ndodhur në hyrjen e banesës ku ai banon.Ai është rrahur me shufra metalike dhe mjete tjera të forta në kohën kur po shkonte në punë.Zogaj ka marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po qëndron ende.Blerim Abdullahu Burim ZhjeqiGuri Mulolli